Java që foli për kryeqytetasit, Vllaznia sheh “makthe” në Rrogozhinë

Java e 22 e superiores shkoi e gjitha për ekipet e kryeqytetit, të cilat fituan dy pikë kundrejt Vllaznisë në garën për titullin kampion. Fitoren me drithëruese e pati Tirana kryesuese së cilës iu deshen 100 minuta për të mundur Kastriotin e vendit të fundit. Nuk thonë kot i mbyturi të mbyt.

 

E bardheblute desh e pësuan keq pikërisht nga një kundërshtar që është në grahmat e fundit të shpresave për të mbijetuar. Heroi i krutaneve të paktën deri në frymën e fundit ishte portiere Sali. Ai ndali penalltine e Hasanit në pjesën e parë dhe disa tentative të tjera në të dytën, por ju dorëzua një gjuatje me kokë të djaloshit Nikqi në sekonden e fundit të një shtese maratonë.

 

Era sukses, fitore, kryesim dhe tradite më së shumti duke qënë se I riu, që solli 3 pikët vjen nga akademia.

 

Bardheblute mbajten distancën 3 pikëshe nga Partizani që një ditë më parë kishte mundur me force, me prepotence më mirë të thuhet Erzenin, “hirushen” e këtij kampionati.

 

Edhe disavantazhi numerik përballë shijakasve pas daljes më të kuq të Gueje që në minutën e 5 nuk sfumoi dëshirën e të kuqve për të shtypur miqtë. Një sukses I garantuar nga një gol i bukur i Rrapaj në fund të pjesës se parë dhe I vulosur në të dytën nga golat e da Silves që në start dhe të Hotit nbë minute e  71.

 

Mbetet pas 5 pikë nga kreu dhe 2 pikë nga vendi I dytë Vllaznia që u ndal nga Egnatia, “macja e zeze” e shkodraneve në këtë kampionat.

 

Një barazim 0 me 0 që zhgënjeu pritshmërite  e shkodraneve dhe trajnerit Josa, të cilët duhet të jenë të kënaqur sidoqoftë që shtylla dhe Gurishta më pas e shpëtuan nga humbja në pjesën e dytë.

 

Këtë javë ra në sy edhe suksesi I bukur i  Bylisit në transfere kundër Lacit 1 me 0, I njëjti rezultat me të cilin ballshiotet e kishin mposhtur skuadrën kurbinase pak muaj më parë. Ndërsa Teuta frenoi entuziazmin e Kukësit duke fituar  një 3 pikësh shumë të rëndësishëm për mbijetesen falë një goli të Grudës.