Princi William dhe Kate Middleton janë rikthyer në BAFTA.
Princi dhe Princesha e Uellsit bënë të dielën rikthimin e tyre të shumëpritur në tapetin e kuq të shfaqjes së çmimeve për herë të parë që nga viti 2020.
Middleton, 41 vjeçe, mahniti me një fustan të bardhë në Royal Festival Hall të Londrës, teksa u shfaq e buzëqeshur krah bashkëshortit, siç shihet në një video të shpërndarë në llogarinë e Vogue në Instagram.
E veshur me një fustan Alexander McQueen, mbretëresha dukej në humor të mirë me partnerin e saj, 40 vjeç, i cili shërben si president i Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit.
Ajo e kombinoi pamjen me një palë vathë Zara që kushtojnë 25 euro dhe doreza të zeza.