Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Presidentit të ShBA-së, me një aktivitet ku merrnin pjesë dhe një grup fëmijësh, te shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë.
Osmani pas aktivitetit, nuk ka komentuar më shumë në pyetjet e gazetarëve rreth planit franko-gjerman, duke thënë që qëndrimi i saj lidhur me këtë çështje nuk ka ndryshuar, njofton Klankosova.tv.
“Dihet qëndrimi im për planin franko – gjerman, nuk ka ndryshuar”, ka thënë tutje Osmani.