Një anije ruse është bllokuar në Portin e Durrësit nga policia.
Dyshohet se ajo barte me vete një ngarkesë prej 22 mijë e 500 litrash naftë.
Njoftimi u bë nga ana e Policisë së Shtetit.
“Në vijim të veprimeve, bazuar në dyshime të arsyeshme se kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo dhe ishte e kontrabanduar, pasi nuk disponohej dokumentacion i rregullt, u bë sekuestrimi i saj dhe i dokumentacionit të lundrimit të kapitenit, si dhe bllokimi i ekuipazhit që përbëhej nga 22 shtetas, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim përcjell Klankosova.tv
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.