Banorët i krijojnë kartolinat për organizatën “Down Syndrome Kosova” (VIDEO)

Banorët e Big Brother Vip Kosova sot janë duke punuar kartolina në kuadër të aktivitetit “Një kartolinë për ty”.

Organizata “Down Syndrome Kosova” edhe këtë vit e ka nisur fushatën e cila kulmon më 21 mars, në Ditën Botërore të Sindromës Down.

Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, në fillim të punës së tyre u shoqëruan dhe u njoftuan me atë se çfarë do të bëjnë nga Ermelinda dhe Dionisi, që janë miq të organizatës.

Kartolinat që do të krijohen sot do të ofrohen për shitje në institucionet edukativo-arsimore në bashkëpunim dhe miratim nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Ato do të ofrohen për shitje për secilin qytetarë brenda dhe jashtë Kosovës.

Ndërsa, të hollat nga shitja e kartolinave do të vihen në dispozicion për mbështetjen e shërbimeve terapeutike dhe psiko-sociale që ofron Shoqata “Down Syndrome Kosova” brenda pesë qendrave të saj.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.