Mëngjesin e sotëm nisi një aksion bastisjeje, i urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara, në banesën e Adil Behramaj, i cili dikur ka qenë këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Tanimë janë bërë 10 orë që kur ka filluar ky aksion bastisjeje nga zyrtarë të Prokurorisë Speciale dhe ende nuk dihet se sa do të zgjasë.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, që është duke e përcjellë nga afër këtë aksion, tha se te banesa e Behramajt kanë ardhur edhe vetura të EULEX-it, ndërkaq zyrtarë policorë po asistojnë në këtë bastisje. Ata nga ora 14 kanë bllokuar hyrjen që shpie te banesa e Behramajt.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.