Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka shprehur ngushëllime për katër jetët e humbura nga aksidenti i kësaj mbrëmje në magjistralen Ferizaj – Shtime.
Agimi tha se ka mbetur pa fjalë dhe i tronditur, duke shprehur mbështetje për familjet e viktimave, njofton Klankosova.tv.
“Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt. Në këto momente dhembje e pikëllimi të thellë, jemi me familjet e tyre, për t’i shprehur ngushëllimet më të sinqerta, për humbjen e më të dashurve të tyre në këtë aksident tragjik. Ngushëllime të sinqerta familjeve Behluli, Muhadini e Isufi! Lutemi për shërim të shpejt të të lënduarve nga ky aksident!”, shkroi Aliu në Facebook.