Avril Lavigne dhe Mod Sun ndahen një vit pasi u fejuan

Avril Lavigne dhe Mod Sun thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Çifti që u fejua në prill të vitit 2022, tani nuk është më bashkë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Klankosova.tv.

Avril më parë zbuloi se të dy u takuan gjatë një sesioni të shkrimit të këngëve pasi ajo sapo kishte dalë nga një lidhje. Nga shkurti i vitit 2021, thashethemet për lidhje filluan të vërtiteshin pasi ata u panë së bashku në publik.

Ata konfirmuan lidhjen e tyre duke u kapur për dore dhe duke u puthur në publik në ditën e Shën Valentinit.

Fatkeqësisht, lidhja ka marrë fund.