Mbresa: Qe tri ditë jam duke e ndje një energji të tmerrshme (VIDEO)

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Mbresa kishte dhënë gjatë mbrëmjes së sotme një ide për të luajtur me banorët e tjerë, lojën e famshme “shtet-qytet”.

Por, ideja e Mbresës nuk gjeti pajtueshmërinë e të tjerëve dhe e njëjta zgjati vetëm pak minuta, çka bëri që ajo të reagojë në një bisedë me vetveten e saj.

“Aq shumë sende keni akumuluar prej ditës së parë po bohemi sikur nuk po ndodhë asgjë, qe tre ditë po e ndjej një energji të tmerrshme. Tani duke u ngushtuar rrethi po bëhet hala më tmerr, një lojë ishte, u ankuan jo mos na shti me mendua, jo mos na shti me vrapua”, ka thënë ajo pos tjerash.

E Stresi që gjendej aty afër, kishte diçka për të shtuar.

“A bën të rri unë me jetën time me u marre, po rri me vetën time as nuk po hi muhabet të tjetër kujt me halle të mija”, ka thënë Stresi mes tjerash.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.