Napolin e mrekullive e ndal dot as emocionet e një trofeu si Champions, ku nuk është në habitatin e vet.
E megjithatë skuadra e Spaletit duke shfrytëzuar edhe faktin që pati përballë një rival jo në lartësinë e këtij kompeticoni si Ajntraht Frankfurt, ia doli të fitojë 2 me 0 në Gjermani.
Pavarësisht një shtylle të Lozanos dhe një penallti të humbur nga Kvaratshkelia, italianët e mbyllën në avantazh pjesën e parë. Ishte bomberi Osimehen që zhbllokoi rezultatin në minutën e 40 pas një pasimi të Lozanos.
Në pjesën e dytë një karton i kuq për gjermanët marrë nga Kolo Muani dhe një gol shumë i bukur nga Di Lorenca pas një aksioni perfekt i dhanë një fitore të bukur kryesueses së kampionatit Italian, të cilët tanimë ëndërrojnë edhe në Europë.