MPB: 313 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (22.02.2023) ka kryer kontroll për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 313 drejtues automjetesh.

Nga MPB thonë se prej tyre 18 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

“Në vendbanime tejkaluan shpejtësinë 211 automjete, ndërsa jashtë vendbanimit 102. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë vozitësve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.