Përfundoi samiti i “B9” në Varshavë me deklaratën për përforcim të mbrojtjes kolektive dhe ndihmës për Ukrainën – Klan Macedonia

Samiti i “Formatit të Bukureshtit-B9” në Varshavë përfundoi sonte me deklaratën e cila e dënon sulmin rus dhe luftën në Ukrainë, me premtimin se do ta ndihmojë Ukrainën aq gjatë sa do t’i nevojitet, me obligim për përforcim shtesë të aftësisë së NATO-s për t’i kthyer dhe kolektivisht ta mbrojë krahun lindor, por edhe të parandalohet destabilizimi i vendeve partnere, si Bosnja e Hercegovina.

“Është miratuar deklarata me të cilën në gjuhë adekuate konfirmohet përkushtimi dhe politika e kthimit dhe mbrojtjes. TË gjithë u dakorduan se në rast të çfarëdo lloj kërcënimi, do të ndihmohen. Deklarata, gjithashtu, e dënoi invazionin e përgjakshëm rus ndaj Ukrainës”, deklaroi Marcin Pshidaç, këshilltar për politikë të jashtme të presidentit polak, për deklaratën e nënshkruar nga presidentët apo kryeministrat e nëntë vendeve anëtare të “formatit të Bukureshtit”.

Pishdaç theksoi se të gjithë ata e nënshkruan dënimin e ashpër për Rusinë dhe u angazhuan për të ardhme evropiane të Ukrainës.

“Liderët e vendeve nga krahu lindor i NATO-s angazhohen për politikë të dyerve të hapura të NATO-s dhe se vendi i Ukrainës është në Evropë”, tha Pishdaç.

“Në pajtim me Kartën e KB-së dhe së drejtës ndërkombëtare, Ukraina e shfrytëzon të drejtën e vet për t’u mbrojtur nga agresioni rus me qëllim që ta kthejë kontrollin e plotë ndaj territorit të vet në kufijt e njohur ndërkombëtarisht. Do të vazhdojmë ta ndihmojmë Ukrainën gjithnjë derisa të nevojitet”, ceket në deklaratën nga samiti.

Liderët e vendeve nga krahu lindor i NATO-s paralajmëruan se kërcënimi kryesor dhe i drejtpërdrejtë për sigurinë e aleatëve është Rusia, kështu që u dakorduan që plotësisht t’i përforcojnë kapacitetet kthyese dhe mbrojtëse të tërë krahut lindor nga Deti baltik deri në Detin e Zi.

Jemi të gatshëm edhe për bashkëpunim të afërt dhe ndihmë partnerëve tanë: Moldavisë, Gjeorgjisë dhe BeH-së, të cilat janë më të ekspozuara ndaj destabilizimit dhe ndikimit të dëmshëm të kremlinit”, ceket në deklaratë.

“B9” është nismë rajonale e Rumanisë dhe Polonisë, presidentët e të cilave u dakorduan në Varshavë në vitin 2014 si përgjigje ndaj aneksimit rus të Krimesë t’i koorrdinojnë pozitat për përforcim të sigurisë së krahut lindor të NATO-s.

Nisma i zyrtarizua në vjeshtë të vitit 2015, kur dy vendet nënshkruan deklaratë të përbashkët nl Bukuresht për bashkim të fuqive në mënyrë që të sigurohet prnai më e fuqishme e NATO-s në rajon.