Ballkani ka triumfuar në “Riza Lushta” ndaj Trepçës ’89, me rezultat minimal 0-1.
Por, në fillim të ndeshjes Ballkani e kuptoi se nuk e ka të lehtë në “Riza Lushta”. Këtë e vërtetoi Lulzim Peci kur goditi fuqishëm nga distanca në fillim të ndeshjes.
Trepça ’89 e vazhdoi iniciativën përsëri. Kësaj radhe, Ballkanin e shpëtoi shtylla pas kësaj gjuajtje shumë të fortë të Arben Gashit.
Pas këtyre dy rasteve, Ballkani filloi të këndellet. Meriton Korenica ishte futbollisti që e kërcënoi i pari portën e “Minatorëve”. Pas tij nga largësia provoi edhe sulmuesi, Albion Rrahmani por që goditja e tij u ndal nga Donat Kaqiu.
Pavarësisht rasteve, 0-0 u mbyll pjesa e parë në Mitrovicë. 45 minutëshi i dytë ishtë më i zbehtë sa i përket rasteve nga të dy ekipet.
Meriton Korenica provoi ta mposht Kaqiun nga goditja e dënimit, megjithatë topi shkoi mbi portë.
E dy minuta pa përfunduar takimi në “Riza Lushta”, rezultati u zhbllokua. Nazmi Gripshi asistoi për mrekulli për Albion Rrahmanin i cili e shënoi golin e fitores së Ballkanit ndaj Trepçës ’89, me shifrat finale 0-1.
Ballkani vazhdon të jetë lider në tabelë me 47 pikë, ndërsa Trepça ’89 tani është në pozitën e shtatë me 22 pikë të grumbulluara.