Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Stresi i ka dalë në mbrojtje Xhulit, gjatë përplasjes së ashpër të kësaj të fundit me Mbresën.
Stresi ka provuar ta qetësojë situatën, ndërsa e ka këshilluar Mbresën që të ndalojë, pasi që siç tha ai, “ajo është në gjendje të dehur”.
“Marre të qoftë ty. Je pirë, ke pirë shumë, qetësohu se po të merret goja prej alkoolit”, i ka thënë Stresi pos tjerash Mbresës.
Por, Mbresa e ka mohuar të jetë nën ndikim të alkoolit, derisa ka thënë se – “Unë jam shumë ‘chill’, i kam 24 vjet dhe ka vite që pi verë”.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.