“Vedati i ka dhënë ‘shyhret’ shtëpisë, se mendoj se më përdorë mua për lojën e tij”, thotë Artani (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Artani gjatë darkës së banorëve të nominuar ka hasur në një pyetje anonime në lidhje me Vedatin.

“A po të përdorë ty Vedati në lojën e tij?” , ka qenë një pyetje drejtuar atij.

“Në një formë Vedati ka qenë më shumë kundër meje dhe në publik mund të jetë perceptuar ndryshe. Unë nuk e shoh që Vedati po më përdorë mua, meqenëse se ai e ka thënë shpesh brenda se nuk e ka problem që gjërat t’ua thotë në sy”, ka thënë Artani.

“Kam qejf sendet me mi thënë në sy, s’jam njeri i pagabueshëm, e pëlqej kritikën. Përndryshe, me Vedatin e kemi një super raport dhe më duhet ta pranoj që prej që ka hyrë i ka dhënë shtëpisë shyhret”, ka shtuar ai.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.