Anija u nda në dysh, të paktën 60 të vdekur nga tragjedia në Itali – Klan Macedonia

Shpëtohen rreth 100 persona, reagon kryeministrja Giorgia Meloni

Rreth 60 persona kanë humbur jetën pasi një anije me emigrantë është fundosur në brigjet e rajonit të Kalabrisë në Itali. Mes viktimave ka fëmijë, gra dhe një foshnje.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë mundur të shpëtojnë rreth 80 persona ndërsa kërkimet për të mbijetuar të tjerë ende vijojnë. Për shkak të numrit të lartë të emigrantëve, anija e tejmbushur nuk ka mundur t’i bëjë dot ballë detit të trazuar.

Anija, që sillte emigrantë nga Irani, Pakistani dhe Afganistani, për shkak të motit të keq është përplasur me shkëmbinj duke u ndarë në dysh.

Për tragjedinë ka reaguar kryeministrja e vendit Giorgia Meloni. Ajo theksoi se qeveria e saj është e angazhuar për të parandaluar ngjarje të tilla dhe do të vazhdojë bashkëpunim maksimal me shtetet e origjinës.

Klan News