E pabesueshme: Asnjë anëtar i “Grupit të Zjarrit” nuk i gëzohet rejtingut të Ali Ahmetit dhe BDI-së

BDI si asnjëherë më parë nuk ka patur një rritje kaq të madhe të rejtingut që u publikua sot që natyrisht e gëzon këtë subjekt politik që është fokusuar me gjithë potencialin e vet në rrugën europiane por në ndërkohë mbizotëron një heshtje sidomos në kampin e Grupit të Zjarrit shkruan Tetovasot.
Nga Grupi i Zjarrit nuk ka asnjë shpërndarje dhe asnjë koment të ndonjë anëtari për këtë publikim të sondazhit të realizuar nga mkd.mk që liderin Ali Ahmeti e nxjerr bindshëm më të besuarin dhe partinë e tij me një rritje 8.2% të votave që do t’a bënte fitoren e thellë në zgjedhjet që vijnë.
Siç duket rejtingut të sotëm nuk i gëzohen mbështetjes së parezervë ndaj liderit Ali Ahmeti dhe vetë BDI-SË nga kundërshtarët e Grupit të Zjarrit .
Populli shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut vazhdon ti besojë edhe më tej kreut të BDI-së, Ali Ahmeti po vazhdon edhe të besojë se Bashkimi Demokratik për Integrim është partia që më së miri përfaqëson shqiptarët e RMV-së në pushtet.
Kësisoi, në një sondazh të realizuar nga mkd.mk kreu i integristëve, Ali Ahmeti gëzon më shumë besim tek qytetarët se sa Ziadin Sela, Arben Taravari, Bilall Kasami e Afrim Gashi bashkë.
Sipas listës Ali Ahmeti gëzon 5.1% të qytetarëve dhe është lideri më i besueshëm shqiptarë kurse pas tij vijnë Bilall Kasami me 1.5%, Arben Taravari me 1.4%, Ziadin Sela me 1.1%, Afrim Gashi me 0.3% e të tjerë.
Nga partitë politike, Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të rritet e të forcohet për cdo ditë e më tepër.
Ky sondazh është tregues se Bashkimi Demokratik për Integrim është më e fortë se sa të gjitha partitë tjera bashkë.
Në rast të zgjedhjeve eventuale parlamentare Bashkimi Demokratik për Integrim do të fitonte 8.2% të votave.
Aleanca për Shqiptarët do të partia e dytë, me 3.7%, kurse Lëvizja Besa e treta me 2.3%. Alternativa do të ishte partia e katërt me 0.7% të votave.Ts