Një grua është vrarë gjatë së mërkurës në rrugën “Besëlidhja” në Kamzë.
Siç njofton Policia e Shtetit, 31-vjeçarja Etleva Kurti, është qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së saj.
“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar”, njofton Policia e Shtetit përcjell Klankosova.tv
Informacion me të detajuar do të japim në vijim, thuhet në njoftimin e policisë./ Klankosova.tv
