Vdes një i burgosur në Klinikën e Neurologjisë të ShSKUK-së

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot rreth orës ‪17:52, në Klinikën e Neurologjisë të ShSKUK-së, ka ndërruar jetë i burgosuri R.S, i lindur më 1959.

Nga pranimi i tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, për shkaqe shëndetësore është transferuar për në Stacionarin e Burgut të Dubravës, ku për shkak të gjendjes së tij shëndetësore jo të mirë ka qëndruar tërë kohën, transmeton Klan Kosova.

“Më 01.03.2023, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, nga mjeku kujdestar udhëzohet për vizitë mjekësore urgjente në Spiralin Rajonal të Pejës, ku edhe hospitalizohet në Repartin e Neurologjisë”.

“Të njëjtën ditë, rreth orës 21:00, transferohet në SHSKUK, Klinika e Neurologjisë, për vlerësim dhe trajtim të mëtutjeshëm, por për kundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit të Klinikës së Neurologjisë, bazuar në gjendjen e tij të përgjithshme si pasojë e sëmundjeve kronike dhe komplikimeve që kishte, i njëjti ka ndërruar jetë”.

“Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS