Gresa Hoti e quan Xhuli Nurën ‘kukull e fëlliqur’

Xhuli Nura vazhdon të ketë përplasje brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova me thuajse të gjithë banorët.

Ajo së fundmi është përfshirë në një debat me modelen Gresa Hoti, nga e cila nuk munguan ofendimet në drejtim të saj.

Kjo fillimisht nisi pasi modelja nga Drenica ndërhyri në një bisedë të Gresës me Mbresën, teksa tha se po e përdor ankthin për lojë.