Vdes foshnja gjatë lindjes në Spitalin e Pejës, babai kërkon hetim për neglizhencë

Gjatë ditë së djeshme një foshnje ka vdekur gjatë lindjes në Spitalin e Pejës.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se babai i foshnjës së vdekur ka kërkuar hetim nga policia pasi dyshon në neglizhencë të stafit mjekësor, njofton Klankosova.tv.

“Rruga “Nënë Tereza”, Pejë 08.03.2023 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në Spitalin e Pejës gjatë lindjes, foshnja ka vdekur dhe sipas ankuesit (babai) dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raport.