Është djegur lokali “Light Club” në qendër të Shkupit

Mbrëmjen e kaluar është djegur ambienti i brendshëm i restorantit “Light Club” në rrugën Mitropolitit Teodosij Gologanov në afërsi të ndërtesës së administratës së LAMM  në Qendër të Shkupit, njofton pressonline.mk .

Sipas informacioneve, zjarri ka rënë në orën 4 dhe është shuar nga 9 zjarrfikës me 4 automjete.

Pjesa e brendshme e lokalit është djegur pothuajse tërësisht, janë shkaktuar dëme të shumta materiale, por nuk ka të lënduar. / pressonline.mk