Në prag të Ramazanit, Tërnava uron që të ndalen luftërat dhe konfliktet

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, iu është drejtuar sot besimtarëve myslimanë me një mesazh urimi për muajin e Ramazanit.

Ai foli rreth rëndësisë së agjërimit të Ramazanit dhe mësimeve e mirësive të shumta që fitohen nga ky muaj.

Ndër të tjera, ai ka uruar që ta ndalen luftërat dhe konfliktet nëpër botë, njofton Klan Kosova.

“Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal t’ju drejtohem me përgëzimet dhe urimet më të mira, me bindje e shpresë që muajin e bekuar Ramazan ta presim e ta përjetojmë në formën më të mirë. Agjërimin, besimtarët e kryejnë me përkushtim e devocion për hir të Krijuesit dhe për të merituar mëshirën dhe begatitë e Tij, tha ai.

Mes tjerash myftiu Tërnava përmendi traditën e popullit tonë që njihet për bashkëjetesë, lutje respektim e vizita të ndërsjella me njëri-tjetrin, solidaritet, humanitet e bashkëndjesi.

Duke parë luftërat e konfliktet e ndryshme në shoqëri, myftiu Tërnava uroi që sa më parë të ndalen këto probleme dhe popujt të jetojnë të qetë në paqe e harmoni.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

klankosova.tv