Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën do ta zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të takohet me krerë institucionalë të Shqipërisë.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Kryeministri Kurti të dielën do të zhvillojë një vizitë pune në Tiranë, ku do të ketë takime me krerë institucionalë”, ka thënë Kryeziu për Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
