Këngëtarja Lana Del Rey është duke u martuar. Këngëtarja është fejuar me Evan Winikier të të Range Media Partners, sipas Billboard.
Edhe pse dyshja në fjalë janë shumë privatë për marrëdhënien e tyre, ata së fundi janë parë në publik disa herë gjatë muajve të fundit, duke përfshirë një dalje në festivalin Malibu Chili Cook-Off në shtator dhe një shëtitje në restorantin Pappy and Harriet në Pioneertown, në fillim të këtij muaji.
Lajmi i fejesës së tyre vjen gjithashtu, pasi Lana u pa me një unazë diamanti në gishtin e unazës së dorës së majtë në eventin Billboard Women In Music 2023, i cili u zhvillua vetëm pak javë më parë, shkruan HollywoodLife.