Aktorja e njohur sjell në jetë fëmijën e parë të saj (FOTO)

Aktorja e njohur amerikane, Kaley Cuoco, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me të dashurin, Tom Pelphrey.

“Prezantojmë Matilda Carmine Richie Pelphrey, drita e re të jetës sonë”, shkroi ylli në mbishkrimin e disa fotografive të publikuara në Instagram.

“Jemi shumë të gëzuar dhe mirënjohës për këtë mrekulli të vogël. Faleminderit mjekëve, infermierëve, familjes dhe miqve që na kanë ndihmuar jashtëzakonisht gjatë ditëve të fundit. Jemi të bekuar përtej besimit”, shkroi tutje ajo./prive

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.