Reperi Travis Scott edhe pas ndarjes nga e dashura e tij, Kylie Jenner, është duke vazhduar të ketë simpati ndaj saj.
31-vjeçari, këtë gjë e ka shprehur me anë të një komenti tek një postim i Jenner në rrjetin social Instagram.
“Një bukuroshe”, ishin fjalët që Travis ia shkroi 25-vjeçares. Një burim për People kishte thënë se çifti i kanë dhënë fund dashurisë së tyre në janar të këtij viti.
Ata kanë bashkë dy fëmijë, vajzën Stormi 5-vjeç, dhe djalin Aire 13-muajsh, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.