Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se Vlora Hyseni do të jetë drejtore e re e Shërbimit Informativ të Shtetit.
Hyseni dje u dekretua nga presidenti Bajram Begaj.
“Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Urime!”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ishte kryeministri Edi Rama ai që i propozoi presidentit emrin e Vlora Hysenit, pas dorëheqjes të Helidon Bendos.
Hyseni ishte zëvendësdrejtore e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI). Më 1 korrik të vitit 2021 me propozim të kryeministrit Albin Kurti u shkarkua nga ky post. Ndërkaq vazhdoi si këshilltare e kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
