Real Madrid ka triumfuar bindshëm në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Barcelonës.
Madrilenët fituan me rezultat 0 me 4, duke siguruar kalimin në finalen e madhe të Kupës së Mbretit, shkruan GazetaBlic Sport.
Në finale, ‘Los Blancos’ do të përballen me skuadrën e Osasunas, finale kjo që zhvillohet me 6 maj.
Kujtojmë se në gjysmëfinale Osasuna e eliminoi skuadrën e Athletic Bilbaos.
