Tentoi të kalonte kufirin me një armë të fshehur në bagazh, arrestohet një 41-vjeçar nga Kukësi

Një 41-vjeçar në Qafë Prush të Hasit është arrestuar nga policia, pasi tentoi të kalonte kufirin me një armë sportive të fshehur në bagazhin e veturës.

I arrestuari, banues në Kukës, akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv.

“Tentoi të kalonte kufirin, me një armë sportive që e kishte fshehur në bagazhin e automjetit, vihet në pranga 41-vjeçari. Sekuestrohen arma sportive, municion për këtë lloj arme dhe automjeti që drejtonte 41-vjeçari”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.