Aktori legjendar Jack Nicholson është fotografuar për herë të parë pas dy vjetësh.
Herën e fundit kur ai ishte parë në publik ishte në tetor të vitit 2021 ku bashkë me djalin e tij ndiqte Los Angeles Lakersat.
Ai është fotografuar nga paparacit teksa po qëndronte në shtëpinë e tij luksoze në Beverly Hills.
Ylli i Chinatown, sipas disa raporteve, i kishte bërë merak miqtë e tij se mund të vdesë i vetëm ashtu siç kishte vdekur dikur komshiu i tij, legjenda tjetër, Marlon Brando.