Nga një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për sulmin ndaj Valon Sylës

Gjykata Themelorë në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim të dyshuarve për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H,  e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se të martën pas një emisioni televiziv, gazetari Valon Syla u përcoll me veturë nga tre persona dhe më pas u sulmua duke hyrë në një lokal në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Si pasojë e sulmit, ai është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

klankosova.tv