Kritikohet ideja që Fondi Sovran të menaxhojë me ndërmarrjet publike (VIDEO)

Ndërmarrjet gjigante po parashihet të menaxhohen nga një organ ende i pa themeluar në tërësi.

Telekomin, KEK-un, Trepçën e Hekurudhat, Qeveria ka paraparë t`i marrë nën pronësi Fondi Sovran, që aktualisht është publikuar vetëm si draft.

Ekonomistët po i kritikojnë këto paralajmërime meqë, sipas tyre, nuk garantojnë rimëkëmbjen e tyre.

Sipas profesorit të ekonomisë, Bashkim Mustafa, si e tillë është pikëpyetje edhe pavarësia e këtij organi.

Edhe opozita e sheh me rezervë këtë, pasi thotë se si e tillë nuk garanton stabilitet ekonomik.

Ferat Shala si ish-menaxher i “Trepçës”, shton se këto reforma marrin kohë, dhe s`kanë bazë ligjore.

Me themelimin e Fondit Sovran me kapital prej 20 milionë euro, Agjencia e Privatizimit do të shuhet. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS