Greqi: Tetëvjeçari shqiptar lëndohet nga fishekzjarret

Një tetëvjeçar shqiptar ka pësuar lëndime nga fishekzjarret.

Ngjarja ka ndodhur në Pylos të Greqisë, derisa po festonte Pashkët me familjen e tij.

Sipas mediave greke, djaloshi ka pësuar lëndime në dorë por ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Siç shkruajnë mediat shqiptare vogëlushi e kishte gjetur fishekzjarrin afër një kishe.

Ai ishte i pashpërthyer dhe sapo e kishte kapur me dorë ai kishte plasur, raportojnë mediat shqiptare përcjell Klankosova.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.