Capital T këtë verë do ta mbajë në Prishtinë koncertin “Time Capsule”

Reperi kosovar, Capital T, ka bërë të ditur se këtë verë në kryeqytet do ta mbajë koncertin e tij, ” TIME CAPSULE PRISHTINA”.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Instagram”, ka bërë të ditur se sot është takuar me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, me të cilin ka diskutuar për këtë çështje.

Capo e ka falënderuar Ramën për bashkëpunimin duke e quajtur ” TIME CAPSULE PRISHTINA”, si një superprojekt.

Një koncert të tillë për herë të parë artisti e kishte mbajtur në Tiranë. /Klankosova.tv