Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se fshatrat Komoran dhe Zabel i Lartë në Komunën e Drenasit nuk do të furnizohen me ujë të pijshëm.
Në njoftimin e lëshuar nga KRUP thuhet se kjo është për shkak të një rrjedhje uji në gypin kryesor në autostradën Prishtinë-Komoran-Pejë.
Sipas KRUP, punimet teknike në riparimin e defektit mund të zgjasin deri nesër pasdite./Klankosova.tv
