Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia.
Rasti ka ndodhur në Genova të Italisë.
Ai akuzohet për trafik droge.
Shqiptari, pronar i një furre të bukës, dyshohet se e kishte kthyer biznesin e tij në një vend për shpërndarjen e narkotikëve.
Pas bastisjes organet e rendit, gjetën një sasi të hashishit brenda furrë së bukës.
Gjatë operacionit policor, në shtëpinë e 35-vjeçarit u gjetën dhe u konfiskuan 9 mijë euro, të cilat dyshohet se kanë ardhur nga shitja e drogës, shkruajnë mediat italiane përcjell Klankosova.tv
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
