Itali: 38-vjeçarja shqiptare vritet me thikë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pavia të Italisë.

Brenda banesës së saj është gjetur pa shenja jete një 38-vjeçare shqiptare.

Sipas media italiane ajo dyshohet se është vrarë me thikë.

Siç raportohet viktima është Anila Ruci.

Përpos saj i plagosur ka mbetur edhe vëllai i saj, i cili kishte qenë jashtë shtëpisë së saj, përcjell Klankosova.tv

Nuk dihen ende motivet e kësaj rasti tragjik, e po ashtu as personi/at që mund të jenë të përfshirë.

Po zhvillohen hetimet lidhur me rastin/ Klankosova.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.