Xhamia “Ibrahim Devolli” gati për Bajram

Tashmë është gjithçka gati për programin special të ditës së nesërme në xhaminë Ibrahim Devolli në Pejë. Janë bërë përgatitjet e fundit, derisa programi special do të transmetohet edhe në Klan Kosova nga ora 05:00 e mëngjesit me faljen e namazit të sabahut, i cili do të pasohet edhe me agjendën e ceremonisë së Fitër Bajramit, e cila do të prihet nga imami i kësaj xhamie, Kushtrim Kelmendi.

Për Klan Kosova ai tregoi se nesër do të thirret ezani në ora 05:00, pastaj do të fillojnë disa ilahi, më pas në ora 05:20 do t’i prijnë xhematit me faljen e namazit të sabahut, pastaj do të vazhdojë programi ku kanë mysafirë nderi edhe hoxhën e nderuar Egzon Ibrahimi me ekipin e tij, e njëkohësisht edhe dy profesorë nga fakulteti i studimeve islame ku do të ligjërojnë dhe japin mesazhet e tyre për Fitër Bajram.

Ai po ashtu u shpreh se njëkohësisht mysafir është edhe kryeimami i Bashkësisë Islame në Pejë, hoxha Ernes Goga, i cili do ta bëjë duanë e Fitër Bajramit.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.