Fotografia e Dhurata Dorës shfaqet në Times Square

Një fotografi e Dhurata Dorës është shfaqur në Times Square.

Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku ka treguar se njëra ëndërr e saj tashmë është bërë realitet, njofton Klankosova.tv.

“Oh, New York Times Square. Kam ëndërruar për këtë”, ka shkruar Dora.

Ajo u shfaq në billbordin e famshëm si një artiste shumë e dëgjuar në Spotify Gjermani.