Presidenti Stevo Pendarovski u bëri thirrje të gjithë aktorëve politik që të ndërtojnë konsensus për krijimin e ambientit për inovacione duke theksuar se ky është një interes jetik dhe kombëtar. Ai tha se për t’u ballafaquar me papunësinë, varfërinë dhe migrimin masiv nevojiten reforma në hap me kohën, përkatësisht transformim digjital.
“Kemi për 16 për qind më pak popullatë të re, se sa kishim në vitin 2002, përkatësisht 28 për qind më pak se në vitin 1991. Sfida e dytë është arsimore, mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore me aftësi digjitale dhe relevante, që është pengesa kryesore për inovacione edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimorë edhe te ne. Sfida e tretë është politike, etnizimi shumë dekadësh i politikës, partizimi i institucioneve dhe polarizimi i shoqërisë, e lënë në plan të dytë zhvillimin e ekosistemit inovativ”, deklaroi Presidenti Stevo Pendarovski.
