Edhe kjo ndodh në Premier League, në ligën më të fortë në botë. Të gjithë u habitën pse Jonjo Shelvey nuk ishte në skuadrën e Nottingham Forest për ndeshjen me Liverpool-in. Pyetja ishte nëse ai ishte i lënduar, por sipas informacioneve që vijnë nga ishulli, Shelvey është pezulluar për shkak të skandalit, pra kaosit që shkaktoi në dhomën e zhveshjes pak para ndeshjes me Reds.
Pikërisht në momentin kur trajneri Steve Cooper shpalli formacionin titullar dhe Shelvey nuk ishte në të, lojtari krijoi kaos në dhomën e zhveshjes. Filloi të bërtiste, situata për pak sa nuk u përshkallëzua në sherr. Shelvey i luhej nga minuta e parë në Anfield, por trajneri mendoi ndryshe.
Dhe sigurisht, pas asaj që bëri vetë futbollisti, drejtuesve të “pylltarëve”, dhe trajnerit Cooper, nuk i mbeti gjë tjetër veçse ta suspendojnë.