Tom Hanks me Rita Wilson festojnë 35-vjetorin e martesës

Artistwt Tom Hanks dhe Rita Wilson kanë festuar 35 vjet martesë me një postim të përzemërt në rrjetet sociale.

“35 vjet martesë. Dashuria është gjithçka”, shkruan Wilson në një postim në Twitter dhe Instagram.

Aktori i Hollivudit Tom Hanks dhe këngëtarja Rita Wilson kanë dy fëmijë, Chet dhe Truman Hanks.

Në vitin 2015, Hanks zbuloi se kishte ndjerë një shkëndijë të menjëhershme me Wilson kur iu kërkua të shpjegonte jetëgjatësinë e marrëdhënies së tyre.

“Unë mendoj se rezultati përfundimtar është se ne u martuam për të gjitha arsyet e duhura”, tha Hanks, fitues i Oskarit.

Hanks ka luajtur në filmat si “Forrest Gump”, “Saving Private Ryan”, “Catch me if you can”.

Hanks dhe Wilson të dy u shfaqën në komedinë romantike të vitit 1993 ” Sleepless in Seattle”, ndërsa Wilson vazhdoi të prodhonte një sërë filmash, duke përfshirë “My Big Fat Greek Wedding” në 2002. Më vonë ajo filloi një karrierë muzikore, duke nxjerrë albumin e saj debutues solo “AM/FM” në vitin 2012.

Çifti u bë shtetas grek në korrik të vitit 2020, duke marrë pasaporta krejt të reja.

Wilson, që është pjesërisht greke, dhe Hanks, një i konvertuar ortodoks grek, janë parë shpesh duke kaluar pushimet e tyre në Greqi, ku ata gjithashtu zotërojnë prona në ishullin Antiparos.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.