Një burrë e merr me forcë ish-gruan nga shtëpia e prindërve të saj në Ferizaj

Një grua ka raportuar në polici se ish-dhëndri ia ka marrë me forcë nga shtëpia të bijën të premten rreth orës 17 në Ferizaj dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull  kosovar me forcë e ka marrë vajzën e saj dhe është larguar në drejtim të pa njohur. I dyshuari me viktimën kanë qenë çift bashkëshortor. Njësitë relevante policore janë duke e hetuar rastin, mirëpo ende nuk kanë hasur as viktimën as të dyshuarin”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti vazhdon të hetohet.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.