Farmacia më e re në kryeqytet, SF FARMACI, ka hapur dyert këtë të hënë për gjithë qytetarët që kanë nevojë e duan të shërbehen me produkte farmaceutike të cilësisë më të lartë, në 3 pika të ndryshme në Prishtinë, Veternik, Dardani dhe Mati 1 – Muharrem Fejza.
Duke u premtuar klientëve shërbime të nivelit evropian, pronarët e rrjetit të farmacive, farmacistët italianë, në inaugurimin e njërës prej pikave treguan se çdo element i hapësirave të reja me produkte mjekësore dhe jo vetë, është e stilit italian dhe se po sjellin në Kosovë edhe produkte që kompania e tyre bazë “Guerriero” e trashëguar nga familja ka nisur t’i prodhojë që nga viti 1819.
”Kjo është barnatore me stil italian, me filozofinë italiane të punës, për të ofruar produktet më të mira italiane dhe një shërbim i nivelit evropian për pacientët. Produktet tjera do të jenë padyshim pjesë e barnatoreve tona, si kozmetikë, suplemente e ilaqe tjera, më të mirat qe gjenden në treg”, ka deklaruar ndër të tjera Alessio Guerriero, njëri nga pronarët.
Para se të hapej Farmacia SF, kompania italiane veçse shërbeu kosovarët me produkte duke qenë prezent me depo të tyren, Farmitalia.
”Farmitalia ka ardhur në Kosovë në vitin 2000 dhe ka ofruar produkte të cilat i kanë munguar tregut të Kosovës cilësia, produktet e garantuara, suplementet e reja që nuk kanë qenë në tregun ballkanik as në Kosovë e as Shqipëri, pos kësaj ne që në vitin 93 kemi fillu importin e parë të produkteve farmaceutike italiane në Shqipëri”.
SF FARMACI, veç tri pikave në Prishtinë planifikon të shtrihet së shpejti në tërë Kosovën, me qëllimin e vetëm, mirëqenien e qytetarëve.