Të shumtë janë vizitorët që po e vizitojnë Kosovën. Por, sipas kryetarit të Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, ata po zgjedhin të akomodohen në vendet e rajonit.
Hoti në Sytë 7 në Klan Kosova tha se kjo po ndodh pasi në Kosovë implementohet TVSH prej 18% edhe për akomodim, ndërsa në shtetet tjera janë nën 6%. Si UTK, Hoti thotë se kanë kërkuar që të ulet TVSH për akomodim, për të ndikuar më pas në rritje të turizmit.
Vështirësi tjetër, turistët e jashtëm, sipas Hotit e kanë edhe kartonin e gjelbër. Ai në Sytë 7 tha se nëse një autobus turistik, vjen nga Turqia për në Kosovë, në të gjithë kufijtë hyn pa asnjë pagesë, ndërsa në kufirin e Kosovës duhet të paguaj 120 euro për kartonin e gjelbër./Klankosova.tv/.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.