Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, në deklaratën e tij për mediat në lidhje me ecurinë e procesit zgjedhor është shprehur se përveç disa problemeve, gjërat kanë qenë të menaxhueshme.
Celibashi ka komentuar dhe raportimet e bëra nga Durrësi dhe nga Tirana për prani të personave të paautorizuar nëpër disa qendra votimi, shkruan abcnews.al, transmeton klankosova.tv.
Ai ka thënë se çdo person që ka votuar dhe është i paautorizuar për të qëndruar aty duhet që të largohet, ndryshe të mbajë përgjegjësi.
“Prania e personave të personave të pa autorizuar e cilësojmë si intimidim dhe presion ndaj votuesve. Ndaj autoritetet duke filluar nga policia ta adresojnë si shqetësim dhe të merren masat përkatëse. Është e papranueshme që qytetarët që nuk kanë lidhje me votimin apo me qendrat e votimit duhet që të braktisin, nëse refuzojnë ti përgjigjen këtij urdhri do të mbajë përgjegjësi. Kush ka votuar largohet”, ka thënë Celibashi.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS
klankosova.tv