Liam Payne pritet së shpejti ta publikojë albumin e tij më të ri

Këngëtari britanik, Liam Payne, është i fokusuar në të ardhmen e tij muzikore.

Ai ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të publikojë albumin e dytë solo, si dhe do të mbajë një tur me koncerte pas publikimit të tij.

“Ndjehem shumë mirë, dhe mbështetja nga fansat dhe gjithçka ka qenë vërtet, shumë e mirë, kështu që jam shumë i lumtur.”

“Unë kam bërë një album, i cili është mjaft argëtues. Do të bëjë një turne për një kohë të gjatë”, ka thënë Payne, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.