Nazarko: Sali Berisha ishte humbësi kryesor i zgjedhjeve (VIDEO)

Analisti Mentor Nazarko, vlerëson se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte humbësi kryesor në zgjedhjet lokale që u mbajtën gjatë të dielës së kaluar në Shqipëri.

Nazarko, tha se humbja në Shkodër e Tropojë tregon se Berisha i humbi këto zgjedhje.

“Pas asaj që ndodhi brenda në Partinë Demokratike, do të fillojnë sherret e brendshme për të fajësuar njërën palë, apo tjetrën, njërin protagonist apo tjetrin. Humbja në Shkodër e Tropojë që është vendlindja e Sali Berishës, është tregues i qartë se Sali Berisha është humbësi kryesor i këtyre zgjedhjeve”, u shpreh Nazarko në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Zgjedhjet ishin të fokusuar në temat e nivelit qendror. Slogani i Partisë Socialiste ishte përpara jo më prapa”.