Skuadra e Hajvalisë e ka barazuar rezultatin përballë Mitrovicës 1-1 në finalen e madhe të Kupës së Kosovës që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Qendresa Krasniqi realizoi një gol të bukur duke e çuar skuadrën e saj më të qetë në pushimin prej 15 minutave.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje u mbyll me shifrat 1-1.